Një person ka vdekur të mërkurën në Prizren.
Lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës ka nisur hetimet.
“Raportohet se në Spitalin e Prizrenit është sjell pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Sipas mjekut, dyshohet që është vdekje natyrale”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.
Me vendim të prokurorit thuhet se trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.









