Një person ka vdekur të shtunën në Prizren.

Lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës ka nisur hetimet.

“Viktima m/k, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Në vendin e ngjarjes njoftohet se është gjetur e konfiskuar një pistoletë.

Me vendim të prokurorit thuhet se trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.