Një person ka vdekur të shtunën në Dragash.
Lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës ka nisur hetimet.
“Raportohet se më 03.01.2026 në QKUK-Prishtinë ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.
Aty theksohet se dyshohet që ai kishte pësuar lëndime pasi ishte rrëzuar deri sa ka qenë duke punuar në shtëpi.
Me vendim të prokurorit thuhet se trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.









