Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në fshatin Likoc të Skenderajt, të mërkurën.

Lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës ka nisur hetimet.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar, në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi i mjekëve të cilët kanë konstatuar vdekjen e tij”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Me urdhër të prokurorit dhe kërkesës së familjarëve thuhet se trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.