Një person është gjetur i vdekur në Prishtinë, të shtunën.
Lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës ka nisur hetimet.
“Raportohet se në vendbanimin e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.
Me vendim të prokurorit thuhet se trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.









