Tri vdekje të dyshimta që kanë ndodhur në 24 orët e fundit janë duke u hetuar nga Policia e Kosovës.

Në raportin 24-orësh të Policisë, bëhet me dije se një person është dërguar pa shenja jete në emergjencën e Gjilanit.

“Raportohet se në emergjencën e Gjilanit është dërguar pa shenja jete viktima m/k. Mjekët e kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Sipas dëshmitarëve viktima kishte humbur ndjenjat dhe kishte rënë në tokë derisa ishte në vendin e punës”, thuhet në raport.

Aty njoftohet se një grua ka vdekur në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Shtime.

“Nga Qendra Integruese Rehabilituese e të sëmurëve kronik psikiatrik është raportuar një paciente f/k i është keqësuar gjendja shëndetësore dhe si pasojë ka ndërruar jetë në QKMF Shtime”.

Rasti tjetër ka ndodhur në Leposaviq, ku një person është gjetur i vdekur në banesën e tij.

“Është raportuar se viktima m/k në banesën e tij është gjetur pa shenja jete vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku. Sipas disa të afërmve viktima ka qenë duke jetuar i vetëm dhe nuk ishte përgjigj në telefon”, kanë njoftuar nga PK-ja.

Njësitë policore dhe zjarrfikësit potencohet se kanë dalë në vendin e ngjarjes.