Dy vdekje të dyshimta që kanë ndodhur në 24 orët e fundit janë duke u hetuar nga Policia e Kosovës.
Në raportin 24-orësh të Policisë, bëhet me dije se një person është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë.
“Raportohet se në QKMF ishte dërguar pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport.
Aty njoftohet se një person ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
“Raportohet se në QKUK ka ndërruar jetë viktima mashkull shtetas i huaj. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor”.
Me vendim të prokurorit potencohet se trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.









