Policia e Kosovës ka arritur të kap edhe një të dyshuar për përfshirje në sulmin terrorist të vitit 2023 në Banjskë të Zveçanit.
Prokuroria Speciale ka njoftuar se ai është ndaluar në pikën e kalimit kufitar në Merdar, ndërsa me vendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.
I arrestuari me inicialet S.R. dyshohet se ka kryer veprat penale: “Kryerja e veprës terroriste” dhe “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe Kodin e Procedurës Penale, duke garantuar njëkohësisht ruajtjen e integritetit të hetimeve në zhvillim”, thuhet tutje në njoftimin e Sistemit Prokurorial.
Kujtojmë që, të enjten, Prokuroria Speciale ka kërkuar burgim të përjetshëm për tre të dyshuarit tjerë që aktualisht janë në proces gjyqësor për aktin terrorist të Banjskës, e të cilët ishin arrestuar ditën e sulmit.
PLUS NJË Arrestohet një i dyshuar për përfshirje në sulmin terrorist në Banjskë
Një person i dyshuar për përfshirje në sulmin terrorist të Banjskës është arrestuar në Merdar dhe ndaluar për 48 orë.
Një person i dyshuar për përfshirje në sulmin terrorist të Banjskës është arrestuar në Merdar dhe ndaluar për 48 orë.









