PLUMBA DREJTËSISË Kush ishte dhe si u vra gjyqtari në sallë të gjyqit në Tiranë

Gjyqtari Kalaja është vrarë të hënën në sallë të gjyqit, derisa janë plagosur edhe dy të tjerë. Autori ka thënë se e ka kryer aktin për shkak të një prone.

PLUMBA DREJTËSISË Kush ishte dhe si u vra gjyqtari në sallë të gjyqit në Tiranë

Astrit Kalaja

Astrit Kalaja, 62 vjeçar, gjyqtar i Gjykatës së Apelit në Tiranë, u ekzekutua mesditën e së hënës me armë zjarri brenda ambienteve të Gjykatës, gjatë zhvillimit të një seance gjyqësore.

Autori i kësaj ngjarje makabër është Elvis Shkambi. Aktin e kreu në momentin kur po shpallej vendimi gjyqësor në lidhje me një çështje pronësie ku ishin të përfshirë familjarët e tij.

Përveç gjyqtarit Kalaj, Shkambi qëlloi edhe ndaj Rakip e Elvis Kurtajt – babë e bir. Këta dy ishin palë në këtë proces gjyqësor.

Pasi që u qëllua, gjyqtari Kalaj u transportua menjëherë në spitalin e Traumës në Tiranë, por atje ai mbërriti pa shenja jete. Ai kishte marrë dy plumba në gjoks dhe një bark.

Të plagosurit, aktualisht janë duke u mbajtur në observim nga mjekët e Spitalit të Tiranës.

Autori i vrasjes u arrestua nga Policia e Shqipërisë në ambientet e Gjykatës. Ai e pranoi krimin, derisa deklaroi se e kishte bërë për shkak të një prone në Shkodër – konflikt që zvarritet gjyqeve prej vitesh, raportojnë mediat në Tiranë.

Seanca e të hënës ku ndodhi ngjarja e rëndë zgjati rreth 90 minuta. Rreth orës 15:30, gjyqtari shpalli vendimin, ku rrëzoheshin pretendimet e familjarëve të Elvis Shkambit. Pas kësaj, ai nxori armën dhe qëlloi disa herë në drejtim të gjyqtarit dhe palës kundërshtare në proces.

Pasi kreu krimin, 30 vjeçari qëndroi në sallë të gjyqit për të pritur policinë për ta arrestuar.

Problemi me pronën

Ndërtesa e njohur si “Pallati i ish-rezervave” në Lagjen “Skënderbeg” në Shkodër, është shkaku i problemit mes 31 familjeve të strehuara aty dhe Gjon Shkambit, xhaxhait të autorit, raporton “Lapis.al”.

Familjet e strehuara me vendim të bashkisë së Shkodrës në vitin 1992 pretendonin se Shkambi i kishte të falsifikuara dokumentet mbi pronësinë e truallit. Vetë familja Shkambi pretendonte se e ka fituar me gjyq atë pronë duke pasur edhe një urdhër nga Zyra e Përmbarimit.

Familja Shkambi kërkonte lirimin e pronës, pasi që pretendonin se familjet e kishin uzurpuar.

Familja Shkambi e kishte fituar gjyqin në shkallën e parë, ndërsa çështja shkoi në Apel ku edhe ndodhi ngjarja e rëndë që përfundoi me vrasjen e gjyqtarit.

Kush është gjyqtari që u vra?

Astrit Kalaja lindi në Shkodër. Ai u diplomua në vitin 1993 në Fakultetin e Drejtësisë, në Universitetin e Tiranës.

Ai kishte punuar për një kohë të gjatë në sistemin e drejtësisë – 32 vjet. Ishte bërë pjesë e sistemit të drejtësisë për herë të parë në vitin 1993.

Deri më 2004, Kalaj punoi si gjyqtar i Gjykatës së Rrethit, Shkodër. Në qershor të vitit 2004, deri në janar 2023, Kalaja ishte gjyqtar i Gjykatës së Apelit, qarku Shkodër, ku ka mbajtur edhe pozicionin e zëvendës-kryetarit. Më pas ishte transferuar në Apelin e Përgjithshëm në Tiranë.

Që nga viti 2023, ai ushtronte detyrën si Gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Ai iu ishte nënshtruar edhe procesit të vettingut, ku kishte kaluar si i pastër në të tri shtyllat e rivlerësimit.

Kalaja ishte babai i dy fëmijëve.

LAJME

“QITNI SUBVENCIONET” Ministria e Bujqësisë ende nuk ua ka dhënë paratë mijëra fermerëve përfitues

REZERVAT SHTETËRORE “Rozeta Hajdari është dhe ndjehet fajtore”

LISTA PËR MARRE 10-shja e Albin Kurtit me dhjetëra skandale

FAKT YOU

LISTA PËR MARRE 10-shja e Albin Kurtit me dhjetëra skandale

Ekskluzive EKSKLUZIVE

REGJIMI Zyrtarja mes lotësh, drejtori ilegal i Çekut e detyroi të nënshkruajë kundërligjshëm emërimin e tij

HIPOKRIZIA KALON 1.2 miliardë euro mallra nga Serbia në qeverinë e atyre që rrëzonin kamionë e bllokonin kufij

DHOMA SPECIALE

SHTET N’VETI Për 9 vjet, rreth 406 milionë euro buxhet për Gjykatën Speciale

DËSHMIA AMERIKANE Hill thotë se ndjeu përgjegjësi morale të shkojë në Hagë në anën e Thaçit

BETEJA 2 Gjyqi i ri ndaj Thaçit në Speciale nis më 24 shkurt, do të zgjasë dy javë

INTERVISTA

INTERVISTË ME ALI AHMETIN – HAGA DHE ZGJEDHJET NË MAQEDONI

“NGA KUSH U PAGUA?” Xhavit Haliti kërkon dorëheqjen e Dimal Bashës

Intervistë me Avdullah Hotin: Albin Kurti do kaos