Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka propozuar para Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së listën e përbashkët me ish presidenten e vendit, Vjosa Osmani.
Sipas propozimit të Abdixhikut, Vjosa Osmani si bartëse e listës do të ishte kandidate për të parën e shtetit, ndërsa ai vet si i dyti në listë do të ishte kandidat për kryeministër.
“Kam propozuar një listë bashkuese, që nuk ndërtohet mbi rehatinë politike, por mbi përgjegjësinë shtetërore. Një listë që synon rikthimin e ekuilibrit politik dhe institucional në Republikën e Kosovës. Në këtë propozim kam sugjeruar që LDK të garojë me Vjosa Osmanin si kandidate për Presidente dhe bartëse të listës, ndërsa unë si kandidat për kryeministër”, ka deklaruar Abdixhiku.
Më 7 qershor, Kosova do të zhvillojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat erdhën si rezultat i dështimit të Legjislaturës së dhjetë për t’i ofruar vendit një president të ri.









