Kombëtarja e Kosovës do të përballet me Sllovakinë në kuadër të gjysmëfianeles së Play Off për kualifikim në Kupën e Botës që mbahet vitin e ardhshëm në Kanadë, SHBA dhe Meksikë. Ndeshja e parë do të zhvillohet më 26 mars në Bratisllavë.

Në rast së Kosova kalon Sllovakinë dhe fiton ndeshjen, në stadiumin “Fadil Vokrri”, më 31 mars do ta pres fituesin e ndeshjes Turqi – Rumani.

Kombëtarja e Shqipërisë ndërkaq në gjysmëfinale do të ketë punë me Poloninë dhe ndeshjen e parë do ta luajë si mysafir. Jashtë Tiranës do të luajë edhe nëse fiton përball polakëve dhe aty do ta presë fituesin e ndeshjes Ukrainë – Suedi.