Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Ukraina janë pajtuar të hënën që të ulen dhe të punojnë në një plan për përfundimin e luftës me Rusinë pasi u pajtuan që të modifikojnë një propozim të mëparshëm, që u pa si shumë në favor të Moskës.
Të dy palët, nëpërmjet një qëndrimi të përbashkët zyrtar, kanë thënë se kanë përpiluar një “kornizë të rafinuar paqeje” pas bisedimeve të së dielës në Gjenevë, por nuk dhanë specifika.
Shtëpia e Bardhë njëanshëm ka thënë se delegacioni ukrainas u ka thënë atyre se drafti “reflekton interesat e tyre kombëtare” dhe “adreson kërkesat kryesore të tyre strategjike”, edhe pse Kievi nuk ka lëshuar qëndrim zyrtar për këtë çështje.
Ende është e paqartë se si plani i përditësuar do të trajtojë shumë çështje, përfshirë edhe mënyrën e garantimit të sigurisë së Ukrainës nga rreziqet konstante nga Rusia. SHBA-të dhe Ukraina kanë thënë se do të vazhdojnë punime intensive para afatit të së enjtes, edhe pse sekretari amerikan, Marco Rubio, i cili po udhëhiqte bisedimet për palën amerikane, fluturoi për në Washington të dielën mbrëma.









