Ukraina dhe aleatët e saj janë pajtuar që të punojnë në planin për armëpushim në dhjetë ditët e ardhshme, ka thënë për Axios presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pas një propozimi nga presidenti amerikan për ndalimin e luftës.

“Disa pika. Një lloj plani për armëpushim. Ne kemi vendosur që do të punojmë në të gjatë javës së ardhshme apo 10 ditëve të ardhshme”, ka thënë Zelensky për Axios në një intervistë publikuar këtë të hënë.

Zelensky ka thënë po ashtu se Ukraina, për të bërë presion ndaj Rusisë për bisedime, ka kërkuar nga administrata amerikane jo vetëm raketa Tomahawk por edhe “gjëra të ngjashme” që nuk kërkojnë trajnime të gjata për përdorim.