Për ata që nuk i njohin shumë zhvillimet në Kosovë dhe iu ka rastisur të dëgjojnë njerëz duke treguar se si Albin Kurti ka qenë kundër themelimit të Gjykatës Speciale, do të mund të befasoheshin shumë kur e kanë parë se si ministri i Albin Kurtit, Blerim Gashani, ia bën llajk një postimi të shpifësit Vudi Xhymshiti, ku ai pos tjerash e quan Hashim Thaçin vrasës e banditë, njëjtë si Gjykata Speciale. Me siguri edhe më të befasuar janë kur e kanë parë që ky ministër nuk shkarkohet për këtë veprim. Nëse jeni të interesuar për ta kuptuar pse, ju tregoj tani.

Albin Kurti e ka edhe një tjetër ministër. Emri i tij është Dimal Basha. Para se Basha të bëhej ministër ai kishte publikuar njw punim me titull “Globalizimi i Ballkanit Perëndimor: Krimi transnacional, Islami fundamentalist dhe aleancat e pashenjta”. Aty Basha shkruante se “fondet për UÇK-në erdhën pos tjerash edhe nga trafikantët e drogës që operonin në gjithë Evropën Perëndimore dhe në Shtetet e Bashkuara”.

Pra Basha shkruante se ushtria çlirimtare e Kosovës mbahej gjallë financiarisht nga trafikantët e drogës. Por, nëse mendoni se ky është konstatimi më i rëndë në punim, gaboheni shumë. Basha shkruante se “Trafikantët e drogës dërgonin gjithashtu burra të armatosur për të luftuar përkrah UÇK-së dhe blinin armë në emër të UÇK-së”.

Pra, sipas personit që më vonë do të bëhej ministër i Albin Kurtit, në UÇK luftonin trafikantë droge dhe trafikantët e drogës i blinin edhe armët për UCK-në. Ka akoma, fatkeqësisht. Basha shkruante se “Mbijetesa e vetë UÇK-së varej nga financimi i siguruar nga banditë patriotë që vepronin përtej kufijve”.

Ka edhe plotë broçkulla të tilla në tekstin që Dimal Basha e ka në bashkautorësi me Jana Arsovska e cika pos tjerash ka një libër me titull “Deshifrimi i krimit të organizuar shqiptar: Kultura, politika dhe globalizimi” edhe po ashtu kapituj librash si “Ana e errët e UÇK-së”.

Të gjitha këto Basha i ka shkruar e i ka bërë para se Albin Kurti ta bënte ministër. Dikush që e ka hallin për pastërtinë e luftës së UCK-së a do ta bënte një person të tillë ministër? Normalisht që jo. Por, nuk përfundon me këta të dy.

Albin Kurti e bëri Zëvendëskryeministre një grua si Donika Gërvalla që edhe vetë bashkëpartiakun e tij, Rexhep Selimin, e kishte quajtur “person i botës së krimit”. Madje kishte shkruar se gërditet kur e sheh Rexhep Selimin duke folur për shtetin e së drejtës. Albin Kurti e kishte bërë partnere Gërvallën pasi i tha këto fjalë. Duke e ditur se i ka thënë këto fjalë. Për të cilat e ballafaquar edhe më vonë. Donika Gërvalla nuk ishte penduar.

Pastaj, episodin e saj se si ka bashkëpunuar me Gjykatën Speciale, besoj e dimë të gjithë. Dikush që është kundër Speciales dhe e ka hall UCK-në, a do ta bënte partnere e zëvendëskryeministre dikë si Donika Gërvalla?

Jo. Jo e madhe. Po, Kurti e bëri.

Albin Kurti e bëri këshilltar edhe njeriun që lëvdonte Dick Martyin, senatorin zviceran që nisi gjithçka e që më vonë u konfirmua se krejt materialet përmes të cilave ai e kishte bërë raportin famëkeq i kishte marrë si dosje nga shteti serb. Edhe vetë Marty me vonë do e pranonte se serbët kishin në plan ta vrisnin e fajet tua linin shqiptarëve, por Shkëlzen Gashi nuk hiqte dorë prej tij. Por, ka edhe llafe të tjera Gashi për UÇK-në.

Pas këtyre deklarimeve, Albin Kurti e pati bërë këshilltar. Dhe jo vetëm këtë, edhe Veton Surroin këshilltar të jashtëm e vajzën e tij këshilltare të brendshme. Surroi është personi që ka lobuar aktivisht, jo veç për ta ndotur UCK-në, por për të deklaruar se ajo as nuk ka ekzistuar sipas emërtimit zyrtarë të saj.

Këta janë veç disa. Kurti ka edhe deputet të tillë. Pra, çka mendoni ju. Cila qenka rruga drejt partisë së Albin Kurtit, pësonit që kinse është pro UCK e kundër Speciales?

Njerëz që provojnë me krejt çka kanë ta ndotin UCK-në, njerëz që marrin pozita në qeveri pasi dëshmohen si bashkëpunëtorë të Speciales dhe në fund dëshironi ta bindni dikë se personi që i mirëmban këta në shtet e në publik është kundër?

Vërtet?

Jo, këtë s’e beson kush e më së paku e besoni ju që e thoni. Nuk ka rëndësi çfarë thotë Albin Kurti, por kë e shpërblen Albin Kurti. Kujt i jep pushtet dhe më kë vendos ta ndajë pushtetin. E sot pushteti është anti-UÇK e pro Speciales. E Albin Kurti qëndron si mullar mbi këtë pushtet.