Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka pranuar një draft-propozim për planin për paqe nga SHBA-të, sipas një qëndrimi zyrtar të zyrës së tij të enjten, të cilët e quajtën “vlerësimi i palës amerikane” që mund “të ndihmojë rigjallërimin e diplomacisë”.

Zyra tha po ashtu që Zelenskyy planifikon të diskutojë mundësi diplomatike me presidentin amerikan, Donald Trump, në ditët në vijim.

“Palët janë pajtuar të punojnë në dispozitat e planit në një mënyrë që mund të sjellë një fund të drejtë të luftës”, ka thënë Kievi.

“Që nga fillimi i vitit, Ukraina ka mbështetur propozimet e Trump për përfundimin e luftës. Ne jemi të gatshëm tani, si më parë, që të punojmë në mënyrë konstruktive me palën amerikane, si dhe me partnerët tanë në Evropë dhe rreth botës në mënyrë që rezultati të jetë paqe”.

Sipas shumë raportimeve të mediave, plani përsërit shumicën e kërkesave maksimaliste ruse prej të cilave Moska nuk është shmangur që nga ditët e para të pushtimit të plotë dhe shpesh i përmend si arsye për fillimin e luftës në radhë të parë.

Media amerikane kanë raportuar se plani përfshin thirrje për Kievin që të lëshojë zona si Donbas në lindje të Ukrainës, të ulë ndjeshëm numrin e forcave të armatosura, si dhe të largojë shumë prej armëve që ka në dispozicion.