Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë të martën se ai do t’i japë Hamasit “tri ose katër ditë” që të pajtohen me planin e tij për paqe, “ose do ta paguajë shtrenjtë”, ndërsa grupi terrorist po përballet me presion të shtuar nga bota arabe që ta pranojë propozimin.
Një ditë pas shpalosjes së propozimit përkrah kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, Trump u ka thënë gazetarëve se liderët izraelitë e arabë e kanë pranuar planin dhe se “ne vetëm po presim për Hamasin”.
“Hamasi ose do ta bëj këtë ose jo, dhe nëse jo, do të jetë një përfundim shumë i hidhur”, ka thënë Trump.
I pyetur nëse ka hapësirë për negociata në planin e paqes, Trump ka thënë: “Jo dhe aq”.
“Ne kemi një nënshkrim që na duhet, dhe nënshkrimi tjetër do ta paguajë shtrenjtë nëse nuk nënshkruajnë. Unë shpresoj që ata do të nënshkruajnë për të mirën e tyre dhe për të krijuar diçka vërtetë të madhe”, u ka thënë Trump admiralëve dhe gjeneralëve më vonë në Quantico, Virginia.