Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shprehur pakënaqësinë e tij kundrejt homologut ukrainas, Volodymyr Zelensky, duke thënë se i njëjti as nuk e ka lexuar propozimin e rishikuar të paqes, që Washingtoni e publikoi dje në mbrëmje vonë.

“Jam pak i zhgënjyer që Presidenti Zelensky nuk e ka lexuar ende propozimin. Populli i tij e pëlqen atë, por ai jo,” tha Trump para gazetarëve, duke shtuar se sipas tij, “Rusia është dakord me marrëveshjen”, ndërsa qëndrimi i Ukrainës mbetet i paqartë.

Ndërkohë, Rustem Umervov, kryenegociator në Kiev, ka reaguar ndaj këtyre deklaratave duke thënë se Zelensky do të marrë dokumentet që lidhen me planin e rishikuar të paqes.

Umerov shtoi se presidenti ukrainas do të informohet gjithashtu për dialogun që ekipi negociator ka zhvilluar me zyrtarë amerikanë fundjavën e kaluar, me fokus marrjen e informacionit të plotë mbi bisedimet që SHBA zhvilloi në Moskë javën e shkuar.