Në Mitrovicë të Veriut janë gjetur disa mbetje eshtërore të martën, të cilat dyshohet se janë nga lufta e fundit në Kosovës.
Në njoftim theksohet se Sektori i Hetimeve për Persona të Zhdukur Gjatë Luftës, në koordinim me Institutin e Mjekësisë Ligjore, zbatoi urdhrin për zhvarrosje, i cili ishte lëshuar nga Gjykata.
Bëhet me dije se mbetjet eshtërore janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim mjekësor.
“Sektori i Hetimeve për Persona të Zhdukur Gjatë Luftës, në koordinim me Institutin e Mjekësisë Ligjore, kanë zbatuar urdhrin për zhvarrosje lëshuar nga gjykata, ku janë hasur disa mbetje eshtërore njerëzore, të cilat janë tërhequr dhe dërguar në IML për ekzaminim mjekësor”, thuhet në njoftim.
Detaje të tjera për këtë rast nuk janë dhënë.









