Lidhja Demokratike e Kosovës ka dalë parti e katërt në Mitrovicë për nga votat për Asamblenë Komunale.

Ajo, me Safet Kamberin si bartës liste, ka marrë deri më tani 3,538 vota, apo gati 12 për qind, duke u renditur pas listës Guxo.

Por ajo që bie në sy te LDK-ja në Mitrovicë është se kandidati i saj për kryetar, Gëzim Plakolli, ka dalë dukshëm më poshtë se partia.

Ai ka marrë vetëm 1,146 vota, apo 3.57 për qind, rreth 2,300 vota më pak se subjekti që e përfaqëson.

Në Mitrovicë, në balotazh do të shkojnë Arian Tahiri nga PDK-ja, me 15,368 vota, dhe Faton Peci nga Lëvizja Vetëvendosje, me 15,340 vota. /VOX