PIKË E PESË Osmani, Kurti e Gërvalla secili për agjendën e vet në SHBA

Osmani, Kurti e Gërvalla në SHBA pa koordinim shtetëror.

PIKË E PESË Osmani, Kurti e Gërvalla secili për agjendën e vet në SHBA

Tre zyrtarë të lartë të shtetit të Kosovës, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti dhe Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla ndodhën në Amerikë, por asgjë nuk duket të jetë koordinim shtetëror për përfaqësim e agjendë përmbajtjesore në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Të tretë kanë bërë agjenda të veçanta e udhëtimin përtej Atlantikut e kanë bërë në kohë të ndryshme.

Vjosa Osmani ka disa ditë që është atje dhe fillimisht takoi komunitetin shqiptar në New York.

E më pas, një takim të shkurtër, më shumë për fotografi me Sekretarin e Shtetit, Marco Rubio.

Këtë takim Osmani e quajti “bisedë përmbajtjesore”, por vet Sekretari Rubio nuk publikoi asgjë – siç bëri për takimin që kishte me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Para se të zhvillonte këtë “bisedë përmbajtjesore” me Rubion, Osmani njoftoi se kishte zhvilluar një bisedë telefonike me Brendan Hanrahan, Zyrtar i Lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit.

Kosova, para disa ditëve, për shkak të veprimeve të Qeverisë Kurti, u njoftua nga Ambasada e SHBA-ve në Kosovë se është pezulluar Dialogu Strategjik. Kjo u vlerësua të jetë si një nga pikat më të ulëta të raporteve mes Kosovës dhe SHBA-së.

Kryeministri Albin Kurti i relativizoi këto zhvillime duke thënë se me Amerikën kanë vetëm dallime por raportet janë shumë të mira.

Në New York, Presidentja Osmani ndërkohë ka takuar përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe vendeve anëtare. Ajo njoftoi se ka takuar përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Kaja Kallas, të cilës, njoftoi ajo, ia ka ritheksuar domosdoshmërinë e heqjes së masave të BE-së ndaj Kosovës.

Ajo takim pati edhe me Presidentin e Finlandës, Alexander Stubb.

Në Amerikë ndodhet edhe Donika Gërvalla po ajo nuk është parë askund duke e shoqëruar presidenten. Ajo ka takuar Ministren e Jashtme të Islandës, Þorgerður Katrín Gunnarsdóttir, Ministrin e Jashtëm të Mikronezisë, Lorin S. Robert, Ministrin e Jashtëm të Hondurasit, Javier Bu Soto, atë të Kroacisë, Gordan Grlić Radman dhe në një drekë pune të vendeve të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).

E Kurti, sipas një njoftimi të Zyrës së Kryeministrit, do të zhvillojë takime bilaterale me liderë në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

“Përmes pjesëmarrjes në Javën e Nivelit të Lartë dhe takimeve të parapara synohet thellimi i raporteve bilaterale me vende partnere, fuqizimi i mëtejmë i subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit tonë në raport me vendet mosnjohëse dhe prezantimi i mundësive dhe përparësive që Republika e Kosovës ofron për investitorë të huaj”, tha ZKM në njoftim.

LAJME

THIRRJA PËR DREJTËSI Shqiptarët sot protestojnë kundër Speciales në Shkup

RRENCI I LIRË Rrena e paskrupullt e Albin Kurtit në intervistë me gazetarin që veç rri e shikon

PROTESTA PËR UÇK-NË A rrezikojnë ish-ushtarë të UÇK-së të arrestohen në Maqedoni? – flet Izet Mexhiti

FAKT YOU

RRENCI I LIRË Rrena e paskrupullt e Albin Kurtit në intervistë me gazetarin që veç rri e shikon

STANDARDET E DYFISHTA Në Evropë për rend e ligj, në Kosovë për ministra me aktakuza, të paprekshëm e kundër drejtësisë

SHUPLAKË VETËS Duke dashur ta dëmtojë opozitën, Armend Muja përfundoi duke e lëvduar si asnjë herë tjetër

DHOMA SPECIALE

MBI 400 MILIONË Shumat marramendëse që BE-ja ia dha Speciales për 9 vjet

SHTET N’VETI Për 9 vjet, rreth 406 milionë euro buxhet për Gjykatën Speciale

DËSHMIA AMERIKANE Hill thotë se ndjeu përgjegjësi morale të shkojë në Hagë në anën e Thaçit

INTERVISTA

INTERVISTË ME ALI AHMETIN – HAGA DHE ZGJEDHJET NË MAQEDONI

“NGA KUSH U PAGUA?” Xhavit Haliti kërkon dorëheqjen e Dimal Bashës

Intervistë me Avdullah Hotin: Albin Kurti do kaos