PËRVETËSIMI I GRENLANDËS Sekretari Rubio: Çdo president ruan mundësinë e përdorimit të ushtrisë

Rubio deklaroi se nuk kanë shqyrtuar opsione për mënyrën se si do të marrin nën kontroll territorin, por tha se presidenti amerikan gjithherë ruan mundësinë e përdorimit të forcës.

Marco Rubio

Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka thënë se javën e ardhshme do të zhvillojë takime me zyrtarë të Danimarkës rreth ambicieve të presidentit amerikan, Donald Trump, për të përvetësuar territorin e saj autonom, Grenlandën.

Rubio deklaroi se nuk kanë shqyrtuar opsione për mënyrën se si do të marrin nën kontroll territorin, por tha se presidenti amerikan gjithherë ruan mundësinë e përdorimit të forcës kur e sheh të arsyeshme.

“Çdo president, jo vetëm ky president, çdo president ruan opsionin. Nuk po flas për Grenlandën, po flas globalisht. Nëse presidenti identifikon ndonjë kërcënim për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, çdo president ruan mundësinë për ta zgjidhur me mjete ushtarake”, ka thënë Rubio.

Presidenti amerikan Donald Trump ka shfaqur interesim, qysh prej mandatit të tij të parë, pë të përvetësuar territorin e Grenlandës, por retorika e tij është intensifikuar kohëve të fundit. Ai po arsyeton përvetësimin e Grenlandës si shumë të rëndësishëm për sigurinë kombëtare të SHBA-së, pasi thotë se Danimarka ka dështuar ta mbrojë ishullin arktik nga influenca ruse dhe kineze.

LAJME

KAPJA E EGËR E SHTETIT Në VV janë bindë se sa më shumë krim aq më shumë vota

RINUMËRIMI Gati 15 mijë vota diferencë nga numërimi fillestar

ZGJEDHJET LOKALE Peci emëron Drejtore në Komunë motrën e Prokurorit që hetoi keqpërdorimin e votave në Mitrovicë

FAKT YOU

MASHTRIMI I MADH Gënjeshtra e Albin Kurtit për Padinë për Gjenocid ndaj Serbisë

MJESHTËRIA E HUMBJES Si po ia mundëson Lumir Abdixhiku fitoret mbi 50% Albin Kurtit

Ekskluzive EKSKLUZIVE

QOSHEVE ME FASHIZMIN Edhe Xhelal Sveçla takohej me ministrin e Vuçiçit dhe ekstremisten serbe në Zvicër

DHOMA SPECIALE

PA LIRI Veselit, Selimit e Krasniqit u vazhdohet paraburgimi pak ditë para fjalëve përfundimtare

KARMA SPECIALE Jack Smith e Nicolas Guillou – nga përndjekës të UÇK-së në të hetuar e sanksionuar nga SHBA-të

GODITJE SMITHIT “U mësua në Hagë…” – Washington Post editorial për qëndrimet e pakëndshme të Jack Smith-it për “fjalën e lirë”

INTERVISTA

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin

Ekskluzive Si u bë shef militanti i Vetëvendosjes/ përfshirja e Albulena Haxhiut, flet në detaje Drejtori i Burgjeve, Ismail Dibrani