Përurohet “Shtegu Panorama” në Sofali – një rrugëtim drejt pamjeve më të bukura të Prishtinës

Përurohet shtegu i ri “Panorama”, me gjatësi 3.2 kilometra që lidh Solafinë me rrjetin kryesor të shtigjeve të Gërmisë.

Përurohet “Shtegu Panorama” në Sofali – një rrugëtim drejt pamjeve më të bukura të Prishtinës

Të mërkurën është përuruar shtegu i ri “Panorama”, një shteg rekreativ prej 3.2 kilometrash që lidh Sofalinë me rrjetin kryesor të shtigjeve të Gërmisë, duke sjellë më shumë hapësira për ecje, vrapim, ciklizëm dhe energji pozitive në natyrë. Ky projekt, i realizuar në bashkëpunim mes Komunës së Prishtinës, Korporatës Rugove, Klubit Alpin Prishtina dhe subjektit ‘edhe’, përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit të zonës së Gollakut si një destinacion tërheqës për rekreacion dhe turizëm të qëndrueshëm.

Në ceremoninë e përurimit morën pjesë Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, Drejtori i Marketingut të Ujë Rugove, Defrim Puka, Drejtori i Klubit Alpin Prishtina, Nazmi Hasanramaj, si dhe përfaqësues të subjektit ‘edhe’, bashkë me shumë qytetarë dhe dashamirë të natyrës që e mirëpritën këtë projekt të ri.

Shtegu “Panorama” ndodhet në një nga pikët më të larta të zonës, duke ofruar një pamje pitoreske dhe mbresëlënëse mbi të gjithë qytetin e Prishtinës dhe rrethinat e tij. Emri “Panorama” nuk është rastësor, pasi çdo kthesë e këtij rrugëtimi ofron një perspektivë të re, ku natyra, ajri i pastër dhe horizonti i hapur bashkohen në një përvojë unike.

Përveç shtigjeve për ecje e vrapim, zona ofron edhe hapësira për ciklizëm malor e rural, vende për piknik, kampim dhe sporte të ndryshme, duke e kthyer këtë vend në një oaz të vërtetë për ata që kërkojnë relaks dhe gjallëri në natyrë.

Ky shteg shpie gjithashtu drejt një zone të pasur arkeologjike, ku ruhen gjurmë të një kështjelle dhe varrezave tumulare ilire. Mbetjet historike të kështjellës, të njohura me emrin “Gradina”, ndodhen rreth 3 kilometra në juglindje të qendrës së Sofalisë, mbi një kodër në lartësi 843 metra mbi nivelin e detit.

Në majën e sheshtë të kësaj kodre, në një sipërfaqe prej rreth 1.5 hektarësh, mund të vërehen gjurmë të objekteve ndërtimore në formë gropash dhe ledhesh dheu, që flasin për një vendbanim të lashtë me vlera historike të mëdha.

Nga kjo pikë, hapet një pamje që përfshin kështjellat shumë-shtresore të Veletinit, Fushë Kosovën si dhe kështjella e Harilaqit (Aria) dhe Bardhit të Madh, duke e bërë këtë shteg një udhëtim që ndërthur historinë, trashëgiminë kulturore dhe bukurinë natyrore të Prishtinës.

Si një hap konkret drejt zhvillimit të një rrjeti të qëndrueshëm shtigjesh në zonën e Gollakut, ky projekt synon të krijojë një lidhje më të ngushtë midis komunitetit dhe natyrës.

Në dy vitet e ardhshme, planifikohet që i gjithë Gollaku të lidhet përmes shtigjeve të reja, duke ndërtuar një rrjet rekreativ të unifikuar dhe të qasshëm për të gjithe, për vrapim, çiklizëm, ecje etj.

LAJME

“QITNI SUBVENCIONET” Ministria e Bujqësisë ende nuk ua ka dhënë paratë mijëra fermerëve përfitues

REZERVAT SHTETËRORE “Rozeta Hajdari është dhe ndjehet fajtore”

LISTA PËR MARRE 10-shja e Albin Kurtit me dhjetëra skandale

FAKT YOU

LISTA PËR MARRE 10-shja e Albin Kurtit me dhjetëra skandale

Ekskluzive EKSKLUZIVE

REGJIMI Zyrtarja mes lotësh, drejtori ilegal i Çekut e detyroi të nënshkruajë kundërligjshëm emërimin e tij

HIPOKRIZIA KALON 1.2 miliardë euro mallra nga Serbia në qeverinë e atyre që rrëzonin kamionë e bllokonin kufij

DHOMA SPECIALE

SHTET N’VETI Për 9 vjet, rreth 406 milionë euro buxhet për Gjykatën Speciale

DËSHMIA AMERIKANE Hill thotë se ndjeu përgjegjësi morale të shkojë në Hagë në anën e Thaçit

BETEJA 2 Gjyqi i ri ndaj Thaçit në Speciale nis më 24 shkurt, do të zgjasë dy javë

INTERVISTA

INTERVISTË ME ALI AHMETIN – HAGA DHE ZGJEDHJET NË MAQEDONI

“NGA KUSH U PAGUA?” Xhavit Haliti kërkon dorëheqjen e Dimal Bashës

Intervistë me Avdullah Hotin: Albin Kurti do kaos