Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Dimal Basha, ka promovuar sanimin e një pjese rruge rreth katër metra të gjatë te “Rrethi i Ismetit”.
Bazuar në fotografinë e publikuar nga vetë ai, duket se është bërë një ndërhyrje minimale. Megjithatë, Basha postimin e tij promovues e nisi me fjalët: “Edhe punimet te ‘Rrethi i Ismetit’ përfunduan!”
“U sanua gypi i dëmtuar dhe u eliminua rrjedhja që po dëmtonte trupin e rrugës, u realizua kyçja e re për nevojat e FSK-së dhe, pas përfundimit të ndërhyrjeve, u asfaltua edhe rruga”, shkroi, ndër të tjera, ministri në detyrë i Infrastrukturës.









