Në ditën e gjashtë të protestës së studentëve në Shqipëri, protestuesit kanë shkuar edhe te selia e Partisë Socialiste, që drejtohet nga Kryeministri Edi Rama.
Në drejtim të selisë së PS-së, protestuesit kanë hedhur gurë, duke i thyer xhamat.
Nga ana tjetër, Policia u është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe ujë.
Nga pamjet që janë publikuar në rrjetet sociale, nga selia e PS-së kanë dalur disa persona – mes tyre ka pasur edhe me maska – me shkopinj në duar, duke iu vërsulur protestuesve.
Protesta e studentëve të Shqipërisë nisi të martën në Tiranë.
Studentët janë duke protestuar kundër rritjes së kostove të arsimit dhe kundër korrupsionit qeveritar. Por, kërkesa kryesore e tyre është dorëheqja e Kryeministrit Edi Rama.
Protestat e dhunshme të studentëve vijnë pas disa muajsh demonstratash paqësore, të cilat kundërshtonin ndërtimin e një resorti luksoz në bregdetin jugor të Shqipërisë nga Jared Kushner, dhëndri i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.









