Dita e mërkurë filloi me prishjen e armëpushimit dhe rinisjen e luftimeve mes forcave siriane dhe komunitetit të druzëve në jug të Sirisë. Dikur më vonë, Izraeli bëri thirrje për ndalje të luftimeve duke kërcnuar edhe me përshkallëzim të situatës.
Vetëm pak kohë më parë, Al Jazeera njoftoi për një sulm izraelit në bazën kryesore ushtarake të Sirisë në kryeqytetin e Damaskut. Ky sulm vie pasi Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Israel Katza, kushtëzoi Sirinë të largojë forcat nga rajonet e banuara me druzë në mënyrë që të evitohet një intervenim nga ana e tyre, pra Izraelit.
Korrrespondenti i Al Jazeera në Damask ka treguar për mediumin se dronë të shumtë po navigojnë në hapësirën ajrore të Damaskut dhe se ushtria izraelite ka përforcuar prezencën e saj në kufirin me Sirinë.