Tensione të reja janë shënuar para zyrës së Kryeministrisë në Tiranë mes protestuesve dhe Policisë në ditën e 13-të të protestës.

Policia ka hedhur sprej djegës e ujë ndaj protestuesve për t’i shpërndarë ata.

Mediat në Tiranë kanë raportuar se disa protestues janë arrestuar.

Protestuesit po qëllonin me gurë ndërtesën e Kryeministrisë.

Ndërhyrja e Policisë i bëri ata që të largohen nga Kryeministria për në sheshin “Skënderbej”.

Studentët në Shqipëri janë duke protestuar që gati dy javë.

Kërkesa kryesore e tyre është dorëheqja e Kryeministrit Edi Rama.

Nga ana tjetër, Rama ka thënë se nuk do të jap dorëheqje, derisa i ka sulmuar vazhdimisht protestuesit, duke thënë se prapa tyre “qëndrojnë krimi i organizuar dhe duar të huaja”.