Në Maqedoni të Veriut ka filluar procesi i votimit në katër komuna. Qendrat e votimit janë hapur në ora 07:00 dhe do të mbyllen në ora 19:00.
Të drejtë vote në këto zgjedhje lokale të pjesshme në RMV kanë 128 mijë e 286 qytetarë.
Votimi është duke u zhvilluar në katër komuna: Gostivar, Mavrovë-Rostushë, Vrapçisht dhe Qendër Zhupë.
Gara më e fortë është në Gostivar, ku përballet Valbon Limani i Aleancës Kombëtare për Integrim dhe Nevzat Bejta që ka mbështetjen e koalicionit VLEN.
Zgjedhjet për kryetar komune po përsëriten, pasi në raundin e parë të zgjedhjeve lokale, të mbajtura më 19 tetor të vitit të kaluar, nuk u arrit pjesëmarrja e nevojshme ligjore prej së paku 33.33 për qind të votuesve të regjistruar.









