PËRSËRI Serbia arreston një person në Merdare për krime lufte

Serbia ka arrestuar një person në pikën kufitare në Merdare, nën dyshimin për krime lufte.

PËRSËRI Serbia arreston një person në Merdare për krime lufte

Policia e Serbisë

Policia e Serbisë ka arrestuar një person (77-vjeçar) në pikën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, Merdare, nën dyshimin për krime lufte gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë thuhet se i arrestuari është H.H, i lindur në vitin 1948, nacionalitetin e të cilit nuk e ka bërë publik.

Ata pretendojnë se i arrestuari, “në qershor të vitit 1999, në Podujevë, në bashkëkryerje me disa pjesëtarë të UÇK-së, me armë zjarri ka privuar nga jeta një civil të kombësisë serbe”.

Të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit 48 orë, “pas së cilës, së bashku me kallëzim penal, do të dërgohet në Prokurorinë Publike për Krime Lufte”.

LAJME

GURI PRESIDENTES Ministria e pranon se s’ia dhanë Presidentes gurin e çmuar që donte t’ia dhuronte Donald Trump-it

MENAXHIM I TMERRSHËM Pas raportimit nga VOX Kosova, ish-kryeinspektori i AKI-së kërkon shkarkimin e ministrit Sveçla

Ekskluzive EKSKLUZIVE

KAMPI I KANCERIT Specialët e Kosovës në kontejnerë të rrezikshëm mbi 20 vjeçar

FAKT YOU

Ekskluzive EKSKLUZIVE

KAMPI I KANCERIT Specialët e Kosovës në kontejnerë të rrezikshëm mbi 20 vjeçar

E TMERRUAR DHE E NGRIRË Vjosa Osmani doli e dha një intervistë ku na tregoi se ajo është mashtruesja e vjetër në rolin e ri

KATALOGU I SHARJEVE DHE SULMEVE Vetëvendosje tash kërkon shpëtim tek Gjykata Kushtetuese

DHOMA SPECIALE

OPINION Parodia e drejtësisë në Hagë

GJYQI I DYTË Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzat për pengim të drejtësisë

PËRNDJEKJA E RADHËS Sot nis gjyqi tjetër ndaj Thaçit ne Hagë

INTERVISTA

INTERVISTA Valdete Daka thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton edhe një mandat si presidente

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin