Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ka njoftuar arrestimin e dy shqiptarëve në pikën kufitare mes Hungarisë dhe Serbisë, të dyshuar, siç pretendojnë ata, për “krime lufte kundër popullsisë civile”.
Në njoftim, MPB-ja serbe ka publikuar vetëm inicialet e të arrestuarve: X. E. (1976) dhe B. E. (1973). Autoritetet pretendojnë se më 9 gusht 1999, në Rahovec, të arrestuarit, së bashku me disa pjesëtarë të UÇK-së, “kanë rrëmbyer një qytetar serb, J. M… që nga ajo kohë ai është i zhdukur”.
Me miratimin e prokurorit të Prokurorisë për Krime Lufte të Serbisë, të dyshuarve u është caktuar mbajtje deri në 48 orë, pas së cilës do të dorëzohen në prokurori.