Kanali Al-Jumhuriya i Jemenit raporton që kryeministri i rebelëve huthë të mbështetur nga Irani, Ahmed al-Rahawi, është vrarë në apartamentin e tij në Sanaa gjatë sulmeve të Izraelit të enjten e djeshme.

Nga raportimet duket se sulmi ka qenë i ndarë nga një tjetër dje që u tha se targetoi dhjetë ministra huthë, përfshirë ministrin e mbrojtjes, ndërsa ishin mbledhur të në një lokacion jashtë Sanaa-s për të dëgjuar një fjalim të planifikuar nga lideri i grupit, Abdul Malik al-Houthi.