PËRPLASJA Bislimi e quan “budallëk” qëndrimin e LDK-së për legjitimitetin në dialog

Bislimi e ka konsideruar “budallëk” qëndrimin e LDK-së për çështjen e legjitimitetit të tij në dialog.

PËRPLASJA Bislimi e quan “budallëk” qëndrimin e LDK-së për legjitimitetin në dialog

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër në detyrë i Kosovës, qëndrimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës se ai nuk ka legjitimitet për ta përfaqësuar Kosovën në dialogun me Serbinë e ka quajtur “budallëk” dhe “të palogjikshëm”.

Këto komente, Bislimi i ka bërë pas takimit që ka pasur me kryengeociatorin serb, Petar Petkoviç, në Bruksel nën ndërmjetësimin e të Dërguarit Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.

“Pak është interesant që ky budallëk ka mbërri edhe në Bruksel. Unë jam zëvendëskryeministër në detyrë i Qeverisë së Kosovës, i ngarkuar mes tjerash edhe me temën e dialogut”, tha Bislimi para gazetarëve.

Ai theksoi se mandatin ia ka dhënë qeveria dhe se vetëm ajo mund të ia marrë. “Nuk ma ka dhënë Lidhja Demokratike e Kosovës, as nuk mundet të ma marrë  Lidhja Demokratike e Kosovës”.

“Andaj, gjithçka tjetër është e palogjikshme, ngjashëm me shumicën e qëndrimeve të këtij subjekti politik dhe subjekteve tjera që po i hasim në muajt e fundit”, shtoi.

LAJME

MBULESA E PUSHTETIT Ky është prokurori që mbylli në sirtar dosjen e telefonit të Faruk Mujkës

VJEDHJA E VOTAVE Prokurorja Pula: Komisionerët e të gjitha partive të mëdha janë të përfshirë

ZGJEDHJET Rinumërohen 688 nga 2557 vendvotime

FAKT YOU

MBULESA E PUSHTETIT Ky është prokurori që mbylli në sirtar dosjen e telefonit të Faruk Mujkës

VV-JA I SHPËRBLEN Çka ndodh me njerëzit që vjedhin vota në Kosovë?

MASHTRIMI I MADH Gënjeshtra e Albin Kurtit për Padinë për Gjenocid ndaj Serbisë

DHOMA SPECIALE

PA LIRI Veselit, Selimit e Krasniqit u vazhdohet paraburgimi pak ditë para fjalëve përfundimtare

KARMA SPECIALE Jack Smith e Nicolas Guillou – nga përndjekës të UÇK-së në të hetuar e sanksionuar nga SHBA-të

GODITJE SMITHIT “U mësua në Hagë…” – Washington Post editorial për qëndrimet e pakëndshme të Jack Smith-it për “fjalën e lirë”

INTERVISTA

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin

Ekskluzive Si u bë shef militanti i Vetëvendosjes/ përfshirja e Albulena Haxhiut, flet në detaje Drejtori i Burgjeve, Ismail Dibrani