30 pasagjerë nga Kosova janë lënduar në një aksident në Gjermani kur autobusi me të cilin ata po udhëtonin u përplas me një kamion. Gjashtë prej tyre u dërguan në spital me plagë të rënda. Sipas policisë gjermane, rasti ndodhi në minutat e para të mëngjesit të së mërkurës në vendbanimin Ischenberg në rajonin e Bavarisë.

“Në orën 00:05 të mëngjesit të së mërkurës, një autobus dhe një kamion u përplasën në dalje të Ischenberg (Bavaria). Shoferi i autobusit, 49 vjeçar nga Sllovenia e kishte vënë re kamionin përpara shumë vonë. Ai u përplas me pjesën e pasme të tij të drejtuar nga një polak 46-vjeçar”, citohet të kenë thënë nga policia gjermane.

Në autobus, sipas të dhënave fillestare ndodheshin 50 persona.
Autostrada në të cilën ndodhi përplasja qëndroi e mbyllur për tre orë derisa u larguan nga rruga automjetet e përfshira dhe pasi policët kryen hetimet për shkaqet e aksidentit.









