“Dënimi i vetëm proporcional është burgimi i përjetshëm, çdo dënim më i ulët do të ishte në shpërputhje me gravitetin e veprës”.

Kështu ka deklaruar prokurori i Prokurorisë Speciale, Naim Abazi në seancën ndaj tre të akuzuarve për sulmin terrorist në Banjskë në shtator të 2023-tës.

Prokurori Abazi, Gjykatës Themelore në Prishtinë i tha se rasti i sulmit në Banjskë, nuk ishte i zakonshëm dhe denimi i propozuar nga Prokuroria do të ishte thelbësor për rendin kushtetues të Kosovës.

Në seancën e fjalës përfundimtare janë paraqitur edhe video të papublikuara ndonjëherë, nga telefonat e të akuzuarve ku degjohen e shihen momente të përdorimit të armëve të zjarrit.

Poashtu edhe momente ku zyrtarët e Policisë së Kosovës mjekojnë e arrestojnë njërin nga të dyshuarit në pjesmarrje në sulmin terrorist të Banjskës.