Kosova ka shënuar hap historik në futboll, duke siguruar play-off-in në kualifikimet për Botërorin USA 2026.

Ajo e mposhti me rezultat dhe me lojë Sloveninë në shtëpinë e saj, në Ljubljanë. Golin e parë për Kosovën e shënoi Fisnik Asllani në pjesën e parë, e më pas sllovenët ndihmuan me një autogol për 0:2 për Kosovën.

Në ndeshjen e radhës, krejt formale, Kosova e pret Zvicrën të martën. Por, me fitoren kundër Suedisë, helvetikët u kualifikuan për Botëror.

Në mars, Kosova do të luajë në play-off dhe, nëse shënon fitore, atëherë për herë të parë në histori do të shkojë në Botëror.