Rreth 60 ligjvënës të Japonisë, përfshirë kryeministren e vendit, Sanae Takaichi, kanë dorëzuar një peticion që bën thirrje për më shumë tualete për gra në ndërtesën e parlamentit në mënyrë që të përshtatet me rritjen e përfaqësimit të grave.

Politika japoneze mbetet ende e dominuar nga burrat, ndonëse numri i grave në parlament u rrit zgjedhjet e kaluara me Takaichi që u bë kryeministrja e parë femër në tetor. Por kjo rritje në përfaqësim u reflektua në vetëm një tualet në parlamentin e Tokios.

“Para seancave plenare, me të vërtetë shumë deputete gra krijojnë radhë të gjata pritjeje në hyrje të tualetit”, ka deklaruar Yasuko Komiyama, nga partia opozitare Demokraica Kushtetuese.

Ndryshe, Japonia renditet si një nga vendet me përafqësimin më të ulët të grave në jetën politike dhe biznesore. Kjo u shqua më së shumti në rankimin e vendit në dallimin gjinor të World Economic Forum këtë vit, ku u rëndit e 118 nga 148 vende.