Në mbledhjen solemne të Qeverisë për 18-vjetorin e Pavarësisë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po mbahen padrejtësisht në Hagë, derisa ka kujtuar kontributin e tyre në shpallje të Pavarësisë së Kosovës.
“Në këtë ditë feste dhe reflektimi nuk mund të mos kujtojmë se përfaqësuesit që morën pjesë në shpalljen e Pavarësisë së Republikës sonë sot mbahen padrejtësisht në Hagë”, tha Kurti.
Kreu i ekzekutivit kosovar ka theksuar se “kontributi i secilit prej tyre për lirinë dhe Pavarësinë është i çmuar dhe historia do të jetë ajo e cila do ta bëjë gjykimin e drejtë”.
Kosova e shpalli Pavarësinë e saj më 17 shkurt 2008. Deklaratën e Pavarësisë e kishte lexuar Hashim Thaçi, atëbotë Kryeministër i Kosovës.








