Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i ka dhënë përkrahje protestës që do të mbahet më 16 nëntor, në Stasburg të Francës kundër Gjykatës Speciale dhe në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Haradinaj ka thënë se është gjithmonë në përkrahje të luftës çlirimtare. “Përjetë UÇK! Gjithmonë në përkrahje të luftës së drejtë çlirimtare!”, shkroi Haradinaj në Facebook.

Protesta në Strasburg do të mbahet pas atyre që u organizuan në Prishtinë, Hagë dhe Tiranë ku dhjetëra mijëra njerëz protestuan kundër Gjykatës Speciale.

Që nga 5 nëntori i 2020-së, në qendrën e paraburgimit në Hagë ndodhen katër ish-krerë të UÇK-së – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – të akuzuar nga Dhomat e Specializuara për krime të pretenduara lufte dhe kundër njerëzimit.