Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka përjashtuar nga Grupi Parlamentar i AAK-së deputetin nga radhët e komunitetit goran, Adem Hoxhën.
Nga AAK-ja kanë thënë se ky vendim është marrë për shkak se Hoxha ka votuar në kundërshtim me Grupin Parlamentar të kësaj partie.
Të martën, Hoxha, ndryshe nga deputetët e AAK-së, votoi pro kandidatit të Listës Serbe për nënkryetar të Kuvendit.









