Kremlini ka thënë të hënën se të gjithë duhet të jenë të kujdesshëm në retorikën bërthamore, në përgjigjen e parë ndaj deklaratës së Trump për ripozicionimin e nëndetësëve bërthamore.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka minimizuar rëndësinë e lajmërimit të Trump të premtën e kaluar se ka urdhëruar lëvizjen e dy nëndetësëve në “rajone të përshtatshme”.
“Në këtë rast, është e qartë se nëndetëset amerikane veç se janë në gatishmëri ushtarake. Ky është një proces në vazhdimësi, kjo është gjëja e parë”, u ka thënë Peskov raportuesëve në Kremlin.
“Ne nuk besojmë se po flasim për eskalim tani. Është e qartë se çështje shumë komplekse dhe senzitive janë duke u diskutuar, që, normalisht, pranohen shumë emocionalisht nga shumë njerëz”, ka thënë ai.