Belinda Balluku, zëvendëskryeministre e Shqipërisë, pas më shumë se tre orë seancë për akuzat për abuzim me tenderët e “Llogarasë” dhe “Unazës së Madhe të Tiranës”, ka liruar ambientet e GJKKO-së.

Pas një shtyrje prej rreth dy orësh, seanca për Ballukun nisi rreth orës 11:00.

Siç raportohet në mediat shqiptare, gjykata ka vendosur të mos zmbrapset nga vendimi i disa ditëve më parë, i cili pezullon Ballukun nga detyra dhe i bllokon pasaportën për udhëtime jashtë vendit, për shkak të dyshimeve se e njëjta mund të asgjësojë ose prishë provat.

Në dalje, zëvendëskryeministrja nuk dha koment për mediat, ndërsa pas mbeten vartësit e saj, Erald Elezi dhe Gentian Gjyli, të cilët janë dënuar me arrest shtëpiak.