Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar numërimin e votave në përfaqësitë diplomatike.
Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 83.28% të votave apo 18 mijë e 789 sosh, Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 7.13% apo 1 mijë e 608 vota, Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 1 mijë e 490 vota apo 6.6%.
Procesi i votimit në përfaqësitë diplomatike u zhvillua më datë 6 qershor dhe ka qenë i mundshëm vetëm për qytetarët e regjistruar për të votuar nga jashtë vendit.
Procesi u zhvillua në 47 vendvotime nëpër 17 ambasada dhe 13 konsullata në 18 shtete të ndryshme.









