Partia Demokratike e Kosovës po pretendon se “i takon anëtari i dytë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve” dhe se “mos-emërimi i tij nga ana e Presidentes Osmani është shkelje kushtetuese”. Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi, në një konferencë për media theksoi se “refuzimi i Osmanit dhe fshehja pas referimit të çështjes në Gjykatën Kushtetuese, është dëmtim i qëllimshëm i përfaqësimit të PDK-së në KQZ” si dhe tentativë për “dobësimin e opozitës”.
“Presidentja Osmani, në shkresën e datës 9 mars drejtuar kryetarit Bedri Hamza, ka kërkuar që t’i propozojmë me shkrim KANDIDATËT për anëtarë të KQZ-së. Pra, jo propozimin e një kandidati, siç e ka certifikuar tani, por të kandidatëve, në shumës. Prandaj, ajo ka përgjegjësinë që para qytetarëve të sqarojë se çfarë e shtyri që në momentet e fundit të tërhiqej nga rruga kushtetuese dhe ligjore e emërimit të anëtarëve të PDK-së në KQZ”, shtoi
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka kërkuar sot (e martë, 24 mars) Gjykatës Kushtetuese sqarime në lidhje me emërimin e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ajo ka thënë se partitë parlamentare kanë propozuar më shumë kandidatë se që parashikon akti më i lartë juridik.









