Daut Haradinaj i Aleancës ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të sqarojë se kush ua dha lejen përfaqësuesve të Listës Studentore nga Serbia, të cilët vizituan Pejën dhe Deçanin.
Përmes një reagimi në facebook, Haradinaj e ka lidhur këtë vizitë me deklaratat e ministrit të Qeverisë së Kurtit për krijimin e Asociacionit, duke rikujtuar se përfaqësuesit e listës studentore e konsiderojnë Kosovën pjesë të Serbisë.
“Lejen për ta vizituar Pejën dhe Deçanin, kush ua dha? A ua dha ai ose ajo që e dha tokën për Manastirin në orën 24:00 të natës?”, ka pyetur Haradinaj.
Ai ka kritikuar atë që e quajti “perde të patriotizmit”, duke kërkuar që lejet për hyrjen në Kosovë të personave që, sipas tij, e kërcënojnë vendin, të bëhen publike.
“Perdja e patriotizmit po ju bie, por lejet për ata që kërcënojnë Kosovën duhet t’i jepni publikisht. Koha e qebeve si mbulesë ka mbaruar për secilin!”, ka shkruar Haradinaj.









