Kur janë numëruar 44.57 për qind të votave me postë, Lëvizja Vetëvendosje është duke prirë me 72.07 për qind, apo 8 mijë e 320 vota.
Sipas rezultateve zyrtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Lidhja Demokratike e Kosovës renditet e dyta me 10.35 për qind, apo 1 mijë e 195 vota.
Partia Demokratike e Kosovës është e treta me 8.58 për qind apo 991 vota.
Nga ky lloj i votimit, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, renditet e katërta dhe ka grumbulluar 6.18 për qind, apo 714 vota.

Sipas rezultateve të përmbledhura deri më tani, VV-ja ka marrë 50.30 për qind, PDK-ja 20.60 për qind, LDK-ja 13.39 për qind dhe AAK-ja 5.58 për qind.









