Me certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të shtatë qershorit, KQZ-ja njoftoi edhe se me kë do të zëvendësohen deputetët e AAK-së, të cilët kanë zgjedhur të mos e marrin mandatin.
Ardian Gjini, i cili ka vendosur të mos heqë dorë nga posti i kryetarit të Gjakovës, do të zëvendësohet nga Bekë Berisha. Ndërsa në vend të Daut Haradinajt do të ulet Burim Ramadani.
Në këto zgjedhje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka siguruar shtatë mandate në Kuvend.









