“Për çka po i frikësohesh popullit tënd?”. Kjo ishte pyetja që Albin Kurti si opozitar ua drejtonte dikur pushtetarëve, duke i kritikuar për truprojat e xhipat e zi.
“Na kemi nevojë për një qeveri e cila s’ka xhipa më. Nuk ka këso automjetesh të zeza me truproja e me blinda e kështu. Çka po frikësohesh prej popullit tënd?”, thoshte ai.
“Domethënë, atje qeshin e buzëqeshin me Daçiç-in, pa kurrfarë mbrojtje, e kur vijnë te populli këtu me autoblinda rreth e rrotull, a po kupton, me të Njësisë Speciale. Për çka po i frikësohesh popullit tënd?”, shtonte ai.
Por, si Kryeministër, Kurti vazhdimisht lëviz me xhipa, rrethohet me një numër të madh të truprojave dhe takohet me liderë të Serbisë.









