Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, gjatë kohës sa ishte opozitar, kishte thënë se ministrat dhe deputetët kanë xhipa dhe truproja për shkak se i kanë bërë keq njerëzve dhe duhet të ruhen.

“A e dini kush ka truproja e xhipa të blindumë? Ministrat edhe deputetët. Pse? Sepse iu kanë bë keq njerëzve edhe kanë nevojë me u ruajtë. Kur t’i hysh në hak dikujt masnej ti këqyr duhet me u ruajte”, thoshte Kurti si opozitar gjatë një takimi me qytetarë.

Por, që nga koha kur është bërë Kryeministër, Kurti është nga personat që udhëton me më së shumti xhipa dhe ka më së shumti truproja rreth tij.