Juve ju kujtohet mirë kjo sekuencë. Këtu si asnjëherë tjetër e keni Vetëvendosjen pra Albin Kurtin në koordinim klasik prapa perdeve me Listën Serbe e Milan Radojiçiç-in.
Një pjesë të këtij pakti të djallit e keni parë tek ekzekutohej në Kuvend kur Lista Serbe rreshtohet me Vetëvendosjen dhe si partnerë votojnë bashkë për të lënë veteranët e luftës jashtë ligjit për pagën minimale. Votë siç e dëgjuat e koordinuar paraprakisht.
Përkundër kësaj Vetëvendosja e zënë nën dritën e diellit në koordinim me Listën Serbe e ndërtoi tregimin se opozita e ka obliguar Listën Serbe që të votojë si Vetëvendosja që të dalë keq kjo e fundit.
Tash kur Lista Serbe nuk ia votoi Qeverinë Albin Kurtit sepse po i duhet pikërisht Kurtit që të mos e bëjë Qeverinë veç me Listën Serbe i kujt duhet të jetë ky koordinim?
I pikërisht të të njëjtëve pra.
I Ablin Kurtit me Listën Serbe.
A nuk është kjo krejt e qartë?
Ata që dikur u koordinuan që të votojnë bashkë e njëjtë tash koordinohen që të votojnë ndaras e ndryshe.
Megjithatë ne e kemi Albin Kurtin me zë e figurë duke treguar se kush është përgjegjës nëse nuk bëhet Qeveria. Shihni situata është e thjeshtë.
Është e vërtetë që këtu kemi një grup kundër dikujt tjetër.
Por jo siç po thotë Vetëvendosja se janë ata dhe gjithë të tjerët.
E kundërta është e vërtetë.
Vetëvendosja bashkë me Listën Serbe bashkë me Presidenten që u rri gatitu bashkë me krejt strukturën e kapur shtetërore bashkë me një pjesë të konsiderueshme të Gjykatës Kushtetuese që nxjerr vendime për favor të Albin Kurtit e bashkë me fuqinë e buxhetit që Vetëvendosja e shfrytëzon si buxhet privat kundër partive opozitare të cilat janë pa financa pa koordinim e pa rrëfim.
Faza e ardhshme e tregimit të imponuar do të mundohet të jetë sikur qenka ndonjë mëkat i madh të qenurit kundër Vetëvendosjes.
Prapë gabim.
Nuk ka sot lëvizje më të duhur komëbtarisht e më të nevojshme politikisht se rreshtimi kundër këtij organizimi që si qelizë kanceri po ia gërryen shtetit damarët e demokracisë.








