Këtë të diel, duke filluar nga ora 13:00, në Strasburg të Francës, do të mbahet protesta kundër Gjykatës Speciale.

Kjo protestë është thirrur nga Organizata e Veteranëve të dalur nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), për, siç thonë ata, padrejtësitë që po bëhen në procesin e gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Protesta në Strasburg mbahet pas atyre që u organizuan në Prishtinë, Hagë dhe Tiranë ku dhjetëra mijëra njerëz protestuan kundër Gjykatës Speciale.

Që nga 5 nëntori i 2020-së, në qendrën e paraburgimit në Hagë ndodhen katër ish-krerë të UÇK-së – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – të akuzuar nga Dhomat e Specializuara për krime të pretenduara lufte dhe kundër njerëzimit.