Të premten, nga ora 19:00, në sheshin “Shadërvan”, në Prizren, do të protestohet në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pas vendimit skandaloz nga Gjykata Speciale.

Protesta është thirrur nga fëmijët e dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të luftës, në bashkëpunim me shoqatat e dala nga lufta.

Organizatorët i kanë ftuar shqiptarët të bashkohen në këtë ngjarje.

“Pas aktgjykimit të padrejtë të Gjykatës Speciale, ftohen të gjithë qytetarët që të bashkohen në një tubim paqësor, për të shprehur indinjatën e tyre dhe për të mbrojtur dinjitetin e atyre që sakrifikuan për lirinë e Kosovës”, thuhet në njoftim.

“Le ta shprehim qëndrimin tonë me dinjitet, qetësi dhe në mënyrë demokratike”.

Protesta janë zhvilluar edhe në Prishtinë e në vende të tjera si në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada, Zvicër e Gjermani.

Në një vendim skandaloz, Gjykata Speciale ka dënuar me rreth 1 shekull burgim ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ata janë dënuar me 81 vjet burgim gjithsej.

Gjykata Speciale e ka dënuar ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, me 25 vjet burgim.

Trupi Gjykues në Gjykatën Speciale e ka dënuar ish-Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, me 25 vjet burgim.

Specialja e ka dënuar ish-Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, me 18 vjet burgim.

Gjykata Speciale e ka dënuar ish-deputetin e Kuvendit të Kosovës, Rexhep Selimi, me 13 vjet burgim.